Vetëm një javë më parë, në këtë vend, përveç shit-blerjes së automjeteve një hapësirë ishte kthyer edhe në thertore, për shkak të numrit të madh të kafshëve që thereshin të dielave, pa ndonjë kriter.
Por me një vendim të Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, një veprimtari e tillë, u ndalua.
Në të njëjtin vend përveç që nuk po theren shpezët, prezentë sot nuk ishin as shitësit të tyre.
Hapësira tani po shfrytëzohet për parking, nga qytetarët që sot kishin dalë në treg. Këtë ë fundit e mirëpritën një vendim të tillë.
Disa të tjerë thonë se vendimet e tilla do të duhej të zbatoheshin kohë më parë.
Ka nga ata që kërkojnë të caktohet një vend adekuat për therjen e kafshëve në treg.
Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit, ka bërë të ditur se do të vazhdoj të bëjë inspektimin në tregjet ku bëhet therja e kafshëve dhe shpezëve.
Ndërkaq, numri i inspektimeve gjatë vitit nga AUV-i, shkon deri në 65 mijë. /atvlive.tv