Liverpooli në kontakt me Felix Nmecha, Dortmundi kërkon 80 milionë euro

Liverpooli ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e mesfushorit të Borussia Dortmundit, Felix Nmecha, por transferimi i reprezentuesit gjerman nuk është ende një objektiv konkret i klubit anglez.
Sipas “Sky Sport”, 25-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e Liverpoolit me paraqitjet e tij në Bundesligë. Megjithatë, klubi anglez po shqyrton edhe alternativa të tjera, ku përmenden Lamine Camara i Monacos dhe Alex Scott i Bournemouthit.
Reklamë
Nmecha iu bashkua Dortmundit në verën e vitit 2023 dhe ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2030, çka i jep këtij të fundit një pozicion të favorshëm në negociata.
Mesfushori ka regjistruar 123 paraqitje zyrtare me fanellën e Dortmundit, duke realizuar 15 gola dhe tetë asistime.
Vlera e tij në treg vlerësohet rreth 65 milionë euro, ndërsa raportohet se kontrata përmban një klauzolë lirimi prej 80 milionë eurosh.
Mbetet të shihet nëse Liverpooli do ta konkretizojë interesimin për mesfushorin gjerman në afatin kalimtar të ardhshëm.










