Kalo te përmbajtja
Të fundit

Elena Sadiku shkruan historinë, nominohet për “Topin e Artë”

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Elena Sadiku shkruan historinë, nominohet për “Topin e Artë”

Elena Sadiku, 32-vjeçarja me prejardhje nga Kosova, është nominuar për çmimin “Trajneri i Vitit” në ceremoninë prestigjioze të “Topit të Artë” (Ballon d’Or), duke u bërë trajnerja më e re e nominuar ndonjëherë për këtë çmim.

Sadiku arriti këtë sukses pas triumfit historik me skuadrën suedeze BK Häcken, të cilën e udhëhoqi drejt trofeut të parë në edicionin inaugurues të UEFA Women’s Europa Cup.

Reklamë

Rrugëtimi i saj drejt majave të futbollit nuk ishte i lehtë. Pas 13 operacioneve në gjurin e majtë dhe problemeve të rënda shëndetësore, ajo u detyrua ta përfundonte karrierën si futbolliste në moshën 24-vjeçare. Vetëm katër muaj më vonë, nisi rrugëtimin si trajnere, duke punuar në disa shtete evropiane.

Më herët, Sadiku drejtoi Celticun drejt titullit të parë historik kampion, ndërsa tani po shkëlqen me BK Häcken.

E lindur në Gjermani nga prindër kosovarë, ajo u rrit mes shpërnguljeve familjare, përpara se të vendosej në Suedi. Sot, historia e saj është dëshmi e këmbënguljes dhe e suksesit, duke përfaqësuar një shembull frymëzues për futbollin e femrave.

Sadiku është e vetmja grua mes kandidatëve për çmimin “Trajneri i Vitit”, duke bërë histori në futbollin evropian.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’