
Për ne
Të parët, kudo!
ATV është televizioni kombëtar i lajmeve, projekt medial i themeluar nga “Media Invest” — duke raportuar nga Kosova, rajoni dhe bota, në çdo orë të ditës.
- Lajme pa ndërprerje
- 24/7
- Kudo ku je ti
- TV · Radio · Online
- Mbulim i plotë
- Kosovë · Rajon · Botë
- Themeluesi
- Media Invest
Historia
Kush jemi
ATV është projekt medial i themeluar nga “Media Invest”. Me një ekip të dëshmuar në fushën e medias, me skemë programore shumë dimensionale, ATV kultivon standarde të larta profesionale, duke raportuar nga Kosova, rajoni dhe bota.
Si televizioni kombëtar i lajmeve, ATV ofron mbulim 24 orë në ditë, 7 ditë në javë — nga politika dhe ekonomia, tek kultura, sporti dhe ngjarjet ndërkombëtare. Platformat tona dixhitale sigurojnë që audienca të jetë gjithmonë e informuar, kudo që ndodhet.
Gazetaria e lirë dhe e pavarur është shtylla kurrizore e një shoqërie demokratike.
Misioni ynë është t’i shërbejmë audiencës me informacion të saktë, të paanshëm dhe në kohë reale. Synojmë të jemi zëri i qytetarëve të Kosovës dhe diasporës shqiptare, duke mbuluar ngjarjet me profesionalizëm dhe etikë.
Parimet
Vlerat tona
- 01
Pavarësia editoriale
Raportojmë lajmet ashtu siç janë — pa ndikime politike apo komerciale. Integritetit editorial nuk i bëjmë kompromis.
- 02
Saktësia & shpejtësia
Jemi të parët në lajme, por kurrë në kurriz të saktësisë. Çdo informacion verifikohet para publikimit.
- 03
Transparenca
Gabimet i korrigjojmë haptas. Burimet i deklarojmë. Audiencës i japim gjithçka ka të drejtë të dijë.
- 04
Etika profesionale
Respektojmë standardet ndërkombëtare të gazetarisë dhe kodin etik të profesionit.
Na ndiqni
Ku na gjen
ATV LIVE
Transmetimi i drejtpërdrejtë i televizionit, 24 orë në ditë.
Shiko liveA Radio
Lajme, muzikë dhe biseda — në valë dhe online.
Dëgjo tani(hapet në dritare të re)YouTube
Emisionet, intervistat dhe lajmet në video.
Abonohu(hapet në dritare të re)Viber
Lajmet kryesore direkt në telefonin tënd.
Bashkohu(hapet në dritare të re)
Kontakt