Milani turpërohet 3-0 nga Bournemouth, trajneri: E shkatërruam vetë ndeshjen

Milani ka pësuar një humbje të rëndë 3-0 ndaj Bournemouthit, në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Europës.
Kuqezinjtë u detyruan të luanin me një lojtar më pak që nga minuta e 27-të, pas kartonit të kuq të kapitenit Mike Maignan.
Reklamë
Pas ndeshjes, trajneri i Milanit shprehu zhgënjimin për paraqitjen e skuadrës, duke pranuar se gjithçka u vështirësua pas përjashtimit të portierit francez.“
Është e vështirë të flasësh për këtë paraqitje. Pas 20 minutash nuk pati më ndeshje. U përpoqëm të mbroheshim dhe të sulmonim edhe me 10 lojtarë, por penalltia e vulosi ndeshjen”, u shpreh ai.
Tekniku italian pranoi gjithashtu se skuadra humbi kontrollin e lojës dhe nuk arriti të reagonte pas disavantazhit.“Ne vetë e shkatërruam ndeshjen dhe nuk arritëm të riktheheshim më në lojë”, deklaroi trajneri, duke theksuar se skuadra duhet të analizojë gabimet dhe të përmirësohet sa më shpejt.
Milani tashmë duhet të reagojë në ndeshjet e ardhshme, ndërsa shmangia e gabimeve dhe ruajtja e qetësisë në fushë do të jenë thelbësore për rikthimin te rezultatet pozitive.










