Mesut Özil kritikon FIFA-në: “Të mos ketë standarde të dyfishta ndaj Rusisë dhe Izraelit”

Ish-ylli i Gjermanisë, Mesut Özil, ka kritikuar FIFA-në për trajtimin e ndryshëm ndaj Rusisë dhe Izraelit, duke kërkuar që të gjitha shtetet të trajtohen në mënyrë të barabartë në sport.
Deklarata e tij erdhi pas një ndeshjeje miqësore mes veteranëve të Basaksehirit dhe Zenitit të Rusisë, të zhvilluar në Stamboll.
Reklamë
“FIFA nuk ka vendosur embargo ndaj ekipeve izraelite, por ka vendosur ndaj ekipeve ruse. FIFA duhet t’i lërë mënjanë standardet e dyfishta dhe t’i trajtojë të gjithë në mënyrë të barabartë”, deklaroi Özil.
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe presidenti i Basaksehirit, Göksel Gümüşdağ, i cili kërkoi që FIFA dhe UEFA të mbajnë qëndrim të drejtë ndaj të gjitha shteteve.
Rusia u përjashtua nga garat ndërkombëtare të futbollit në vitin 2022, pas pushtimit të Ukrainës, ndërsa Izraeli vazhdon të marrë pjesë në garat e FIFA-s dhe UEFA-s.
Özil, i cili e përfundoi karrierën në vitin 2023 te Basaksehiri, iu bashkua kështu zërave që kërkojnë trajtim të barabartë në sportin ndërkombëtar.










