Kalo te përmbajtja
Të fundit

Mozzik bëhet baba për herë të dytë, reperi ndan lajmin e gëzueshëm për lindjen e djalit

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Mozzik bëhet baba për herë të dytë, reperi ndan lajmin e gëzueshëm për lindjen e djalit

news image

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, është bërë baba për herën e dytë me ardhjen në jetë të një djali.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë emocionet dhe mirënjohjen për ardhjen në jetë të djalit të tij, të cilin e ka quajtur Oz.

Reklamë

Në postimin e publikuar sot, Mozzik ka treguar se për një kohë të gjatë është lutur për këtë dhuratë, duke theksuar se sprovat e jetës e kanë bërë më të fortë.

“Sot, me zemrën plot, të falënderoj për dhuratën më të madhe që na dhe, djalin tonë!”, ka shkruar reperi.

Ai i ka uruar të birit shëndet, jetë të gjatë dhe një rrugëtim të mbushur me të mira, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët: “Të duam shumë, Nana & Baba!”

Kujtojmë se Mozzik është baba edhe i një vajze të quajtur Hana.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’