Kalo te përmbajtja
Të fundit

Alarm te Arsenali, Bukayo Saka rrezikon të mungojë deri në tetë javë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Alarm te Arsenali, Bukayo Saka rrezikon të mungojë deri në tetë javë

Arsenali mund të mbetet pa një nga lojtarët kryesorë të repartit ofensiv, Bukayo Saka, i cili ka pësuar një lëndim në muskulin kuadriceps gjatë përballjes ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.

Sipas raportimeve të “HandofArsenal”, sulmuesi anglez pritet të mungojë të paktën gjashtë javë, ndërsa rikuperimi mund të zgjasë deri në tetë javë. Nëse ky afat konfirmohet, Saka mund të rikthehet në fushë në fund të dhjetorit.

Reklamë

Ylli i Arsenalit u detyrua të largohej nga loja që në minutën e 10-të të barazimit 2-2 ndaj Bayern Munichut, pasi ndjeu dhimbje në kofshë. Pas ndeshjes, trajneri Mikel Arteta shprehu shqetësimin për gjendjen e tij, duke theksuar se nevojiten ekzaminime të mëtejshme për të përcaktuar shkallën e lëndimit.

Deri më tani, klubi londinez nuk ka konfirmuar zyrtarisht kohëzgjatjen e mungesës së sulmuesit.

Mungesa e mundshme e Sakas do të ishte një goditje e rëndë për Arsenalin, duke pasur parasysh rëndësinë e tij në fazën sulmuese. Statistikat e publikuara nga “Sky Sports” tregojnë gjithashtu se skuadra ka pasur përqindje më të lartë fitoresh në Premier League kur anglezi ka qenë titullar.

Tashmë, tifozët e Arsenalit presin rezultatet e ekzaminimeve mjekësore, me shpresën që lëndimi të mos jetë aq serioz sa parashikojnë raportimet e para.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’