Kalo te përmbajtja
Të fundit

Aksion kundër krimeve kibernetike, nëntë të arrestuar për mashtrimin e suedezëve

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Aksion kundër krimeve kibernetike, nëntë të arrestuar për mashtrimin e suedezëve

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se nëntë persona janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Mashtrimi”, në lidhje me një skemë të dyshuar mashtrimi përmes investimeve në kriptovaluta.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2026, në disa lokacione në Prishtinë, ku të dyshuarit, duke vepruar si grup, pretendohet se kanë mashtruar shtetas suedezë përmes qendrave ilegale të thirrjeve (Call Center).

Reklamë

Të dyshuarit dyshohet se janë paraqitur si ofrues të investimeve në kriptovalutën Bitcoin, duke i bindur viktimat të investonin para. Pas investimeve, mjetet financiare dyshohet se janë transferuar në llogari të tjera të panjohura, duke u shkaktuar të dëmtuarve dëme të konsiderueshme materiale.

Prokuroria ka bërë të ditur se gjatë aksionit, dy nga të dyshuarit, me inicialet R.H. dhe D.H., dyshohet se kanë sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Për këtë arsye, ata dyshohen edhe për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Ndalimi i nëntë të dyshuarve është bërë me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’