U vendos të shërbejë si minibibliotekë, por në vend të librave është mbushur me bërllok.
Në mungesë të shportave në rrugët e kryeqytetit, të cilat janë dëmtuar, qytetarët e kanë kthyer në vend për hedhjen e mbeturinave të ndryshme.
“Ky problem, pika numër një është pastërtia e njeriut në qytet, si të dalësh. Kjo është pakujdesi e njerëzve”, thotë Bashkim Avdyli, qytetar.
“Duhet me i rregullua këto, duhet me pasë dikush përgjegjësi, me i rregullua këto, jo me e prish ambientin”, tha Fehmi Avdyli, qytetar.
Meqenëse komuna nuk ndërmori masa për rregullimin e tyre, qytetarët kanë bërë vetë një zgjidhje të përkohshme.
Por shumë shpejt do të mbesin edhe pa këto.
Drejtori i shërbimeve publike, përmes telefonit i tha ATV-së se kanë në plan largimin nga rrugët të shportave për mbeturinat e xhepit. /atvlive.tv
Edicionin Qendror të lajmeve e gjeni në videon më poshtë: