Hamza tregon se çka bisedoi me Lajçakun

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza u shpreh se me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak biseduan për situatën e përgjithshme në Kosovë. Ai tha se folën edhe për çështjen e dialogut, për zhvillimet që janë duke ndodhur në Kosovë dhe posaçërisht në veri. Hamza tregoi se me Lajçakun diskutuan edhe për çështjen e rihapjes së Urës së Ibrit.

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza u shpreh se me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak biseduan për situatën e përgjithshme në Kosovë.

Ai tha se folën edhe për çështjen e dialogut, për zhvillimet që janë duke ndodhur në Kosovë dhe posaçërisht në veri.

Hamza tregoi se me Lajçakun diskutuan edhe për çështjen e rihapjes së Urës së Ibrit si dhe për progresin e arritur gjatë viteve.

“Gjithsesi se ka qenë temë çështja e Urës së Ibrit dhe nevoja që të respektohet dhe zbatohet Kushteuta e të gjitha ligjet në fuqi që garantojnë lirinë e të gjithë qytetarëve, mallrave dhe gjithçka tjetër. Kemi bisedua edhe për progresin e arritur gjatë këtyre viteve, por edhe për ndjeshmërinë që ndodhet në këtë pjesë dhe është prezent në këtë pjesë të Kosovës.”, tha ai.

Sipas tij, duhen veprime që të krijohen kushte që të ketë liri për lëvizjen e qytetarëve pa pengesave dhe mallrave normalisht.

Hamza foli edhe për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është prezantuar në takimin e 2 majit në Bruksel nga kryeministri Albin Kurti.

“Tash është prezantua një draft-statut, i cili sipas të gjitha gjasave është një dokument që është diskutua, por jo diçka ma shumë. Ka opsione të ndryshme dhe sigurisht që këto çështje kanë me u definua në ditët në vijim dhe të ardhmen. Është prezantua një dokument tash ta them të drejtën a ka qenë rruga për me shkua deri aty unë i kam pikëpyetjet e mia, por është një diçka që ka me ndodhë në progres.”, shtoi ai.

Kujtojmë që, në Bruksel më 2 maj Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit. Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën sa ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA