Kalo te përmbajtja
Të fundit

Aksioni kundër kontrabandës në veri, 10 persona përfundojnë në pranga

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Aksioni kundër kontrabandës në veri, 10 persona përfundojnë në pranga

Dhjetë persona janë arrestuar në veri të Kosovës, nën dyshimin për kontrabandim me mallra, në kuadër të një hetimi disamujor të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Doganën dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Sipas detajeve të bëra publike nga Prokuroria, hetimet kishin nisur në prill të këtij viti, ndërsa nga maji deri në shtator janë realizuar mbi 20 aksione në zonat kufitare dhe në komunat Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut.

Reklamë

Gjatë operacionit janë sekuestruar më shumë se 22 automjete, përfshirë kamionë, furgonë, xhipa dhe vetura, të cilat dyshohet se përdoreshin për transportimin e mallrave të kontrabanduara nga Serbia përmes rrugëve ilegale malore.

Vlera doganore e mallrave të sekuestruara tejkalon 200 mijë euro. Ato përfshijnë produkte ushqimore, pije alkoolike dhe joalkoolike, pije energjike, cigare, barna pa banderola fiskale, artikuj higjienikë, tekstile dhe veshje me marka tregtare, për të cilat dyshohet se nuk kishte licencë përkatëse.

Gjatë aksioneve janë gjetur edhe 504 shpezë të gjalla, pa dokumentacion për origjinën dhe certifikatë shëndetësore. Me urdhër të inspektorit veterinar, ato janë asgjësuar për shkak të rrezikut të mundshëm për shëndetin e njerëzve.

Sipas dyshimeve të hetuesve, kontrabandistët përdornin automjete të modifikuara, nga të cilat ishin hequr ulëset e pasme për të krijuar hapësirë për mallrat.

Në disa raste, drejtuesit e automjeteve dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes kur kanë vërejtur praninë e policisë.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’