Kalo te përmbajtja
Të fundit

Konfirmohet rasti i parë i virusit Shamonda te njeriu, pacienti vdiq në Francë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Konfirmohet rasti i parë i virusit Shamonda te njeriu, pacienti vdiq në Francë

Autoritetet franceze kanë konfirmuar rastin e parë të dokumentuar të infeksionit me virusin Shamonda te njeriu. Pacienti, i cili kishte imunitet të dobësuar rëndë dhe po trajtohej për një sëmundje serioze në Lion, vdiq në fillim të tetorit.

Virusi Shamonda, i cili deri më tani mendohej se nuk infektonte njerëzit, përhapet përmes insekteve të vogla pickuese dhe është identifikuar kryesisht te gjedhët.

Reklamë

Sipas autoriteteve franceze, dyshohet se pacienti është infektuar nga pickimi i një insekti të gjinisë Culicoides. Megjithatë, hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar nëse virusi ka kontribuar në vdekjen e tij.

Autoritetet theksojnë se, deri më tani, nuk është identifikuar ndonjë rrezik për popullatën e përgjithshme.

Virusi Shamonda u zbulua për herë të parë në Nigeri gjatë viteve 1960. Ndërsa këtë verë, prania e tij u raportua në disa vende evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Spanjën.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’