Kalo te përmbajtja
Të fundit

Qytetari dorëzon në polici një kuletë të gjetur me para dhe dokumente personale

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Qytetari dorëzon në polici një kuletë të gjetur me para dhe dokumente personale

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 20 tetor 2026, rreth orës 21:00, në Stacionin Policor në Istog është paraqitur qytetari A. Puka nga fshati Drejë, i cili kishte gjetur një kuletë në rrugën “Ibrahim Rugova” në qytetin e Istogut, në afërsi të një bankomati. Qytetari, pa e kontrolluar përmbajtjen e kuletës, e ka dorëzuar menjëherë në polici.

“Gjatë verifikimit, në kuletë janë gjetur dokumente personale dhe shuma e parave në tri valuta: 205 euro, 20 franga zvicerane dhe 400 dollarë amerikanë”, thuhet në raportin e policisë.

Reklamë

Përmes dokumenteve personale është identifikuar pronari i kuletës, i cili është kontaktuar dhe ftuar në stacion. Pas verifikimit të plotë është konfirmuar se përmbajtja e kuletës përputhej me deklarimin e pronarit. Kuleta, së bashku me të gjitha paratë dhe dokumentet personale, i është kthyer pronarit.

Tutje Policia e Kosovës vlerëson lart këtë veprim të qytetarit, i cili tregon ndershmëri, përgjegjësi qytetare dhe respekt për pronën e të tjerëve. Veprime të tilla kontribuojnë në ndërtimin e besimit reciprok ndërmjet qytetarëve dhe policisë.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’