Nis sezoni i ri në NBA, Lakers shkëlqejnë ndaj Golden State

Los Angeles Lakers e kanë nisur sezonin e ri të NBA-së me një fitore bindëse, duke mposhtur Golden State Warriors me rezultat 127-105. Skuadra nga Los Angeles dominoi në parket, ndërsa Luka Doncic ishte lideri i vendasve me 28 pikë.
Stephen Curry realizoi 23 pikë për Warriors, por paraqitja e tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen. Në anën tjetër, Lakers u mbështetën në kontributin e disa lojtarëve, të cilët së bashku realizuan 77 pikë.
Reklamë
Një tjetër rezultat befasues u regjistrua në përballjen mes Miami Heat dhe Minnesota Timberëolves, ku mysafirët triumfuan me shifrat 131-106.
Anthony Edwards ishte protagonisti kryesor i Minnesota-s, duke realizuar 42 pikë dhe duke regjistruar 10 kërcime. Përkundër 35 pikëve të Giannis Antetokounmpo për vendasit, Miami nuk arriti të rivalizonte deri në fund.
Fitore bindëse shënoi edhe Toronto Raptors, që mposhti Chicago Bulls me rezultat të thellë 135-92.
Leonard, Barnes dhe Quickley kontribuan me nga 23 pikë secili, duke udhëhequr skuadrën kanadeze drejt triumfit.
Derisa te skuadra humbëse, u dallua Caleb Wilson me 16 pikë e katër kkërcime.
Ndërkohë, Los Angeles Clippers nuk i lanë shumë hapësirë Sacramento Kings, duke fituar me rezultat 121-96.
Darius Garland shkëlqeu në këtë takim me 30 pikë të realizuara.
Sa i përket Kings, Zach LaVine, kishte paraqitje të mirë me 28 pikë, 4 kërcimee po aq asistime, mirëpo nuk mundi ta evidentonte humbjen.











