Kalo te përmbajtja
Të fundit

Dyshohet për fajde dhe detyrim, ndalohet një person në Prishtinë – dëmi mbi 50 mijë euro

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Dyshohet për fajde dhe detyrim, ndalohet një person në Prishtinë – dëmi mbi 50 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policinë e Kosovës, ka ndaluar për 48 orë një person me inicialet L.K., nën dyshimin për fajde dhe detyrim.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndalimi është bërë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve lidhur me veprimtarinë e dyshuar kriminale.

I dyshuari po hetohet për veprat penale “Fajdeja”, nga neni 331, dhe “Detyrimi”, nga neni 328 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Reklamë

Gjatë hetimeve, autoritetet kanë zbatuar edhe masa të veçanta hetimore, përfshirë shitjen dhe blerjen e simuluar të artikujve, shërbimeve apo sendeve, me qëllim të sigurimit të provave për veprimtarinë e dyshuar.

Sipas Prokurorisë, deri në këtë fazë të hetimeve, dyshohet se dëmi i shkaktuar viktimës tejkalon 50 mijë euro.

Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit pritet të paraqesë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Prokuroria ka bërë të ditur se, në koordinim me AKI-në, Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, do të vazhdojë angazhimin në luftimin e veprimtarive kriminale dhe zbatimin e ligjit.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’