Kalo te përmbajtja
Të fundit

Agron Kolaj shpërblehet me çmimin “Ylli i Javës” për xhiron e 12-të

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Agron Kolaj shpërblehet me çmimin “Ylli i Javës” për xhiron e 12-të

Portieri i FC Feronikeli 74, Agron Kolaj, është përzgjedhur “Ylli i Javës” për xhiron e 12-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, pas paraqitjes së tij të shkëlqyer në përballjen ndaj FC Malishevës.

Në ndeshjen që përfundoi me rezultat të barabartë 0:0, Kolaj ishte një nga figurat kryesore të skuadrës, duke treguar siguri të lartë mes shtyllave dhe duke realizuar disa pritje vendimtare.

Reklamë

Falë reagimeve të shpejta, përqendrimit dhe ndërhyrjeve të tij të sakta, portieri i Feronikelit arriti ta mbajë portën të paprekur, duke ndihmuar skuadrën të marrë një pikë të rëndësishme në këtë xhiro.

Çmimi tradicional “Ylli i Javës”, i ndarë nga Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, i është ndarë Kolajt pas vlerësimit të Komisionit të Veteranëve të Futbollit.

Ky çmim vjen si vlerësim për paraqitjen e tij dhe kontributin e dhënë në suksesin e skuadrës.

Reklamë