Kalo te përmbajtja
Të fundit

Messi vazhdon të magjepsë botën, gol spektakolar dhe asistim në fitoren e Inter Miamit

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Messi vazhdon të magjepsë botën, gol spektakolar dhe asistim në fitoren e Inter Miamit

Lionel Messi vazhdon të dëshmojë se mosha është vetëm një numër, pasi edhe në moshën 39-vjeçare po dhuron paraqitje të jashtëzakonshme në futbollin amerikan.

Ylli argjentinas ishte protagonisti kryesor në fitoren e Inter Miamit me rezultat 2-1 ndaj Neë England Revolution, duke realizuar një gol fantastik dhe duke regjistruar edhe një asistim.

Reklamë

Inter Miami fillimisht u gjend në disavantazh, por kapiteni argjentinas mori përgjegjësinë dhe ndihmoi skuadrën të rikthehej në lojë.

Në minutën e 69-të, Messi asistoi për German Berteramen, i cili realizoi golin e barazimit për 1-1.

Megjithatë, momenti më i bukur i mbrëmjes erdhi në minutën e 83-të, kur tetë herë fituesi i Topit të Artë realizoi një gol spektakolar.

Messi përshkoi një pjesë të fushës, dribloi disa kundërshtarë dhe pas një kombinimi me bashkëlojtarin, e dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur fitoren e Inter Miamit.

Ky ishte goli i 937-të në karrierën e tij profesionale, një tjetër shifër mbresëlënëse për njërin prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Megjithatë, vetë argjentinasi nuk i kushton shumë rëndësi rekordeve personale.

I pyetur për këtë arritje, Messi u shpreh se nuk është duke ndjekur asgjë, dhe se këto këto rekorde nuk I interesojnë shumë. Ai tha se dua vetëm t’i shijoj ndeshjet.

Kështu, Messi vazhdon të jetë vendimtar për Inter Miamin, duke dëshmuar se magjia e tij në futboll nuk njeh moshë.

Reklamë