Kalo te përmbajtja
Të fundit

Vrasja e 27-vjeçarit dhe foshnjës në Gjilan, nis seanca ndaj të dyshuarit

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Vrasja e 27-vjeçarit dhe foshnjës në Gjilan, nis seanca ndaj të dyshuarit

Në Gjykatën Themelore në Gjilan po mbahet seanca e parë shqyrtuese ndaj Brahim Demirajt, i dyshuar për vrasjen e rëndë të 27-vjeçarit Adonis Demiri dhe foshnjës së tij tre muajshe në fshatin Demiraj të Gjilanit.

Nisjen e seancës e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Sabit Shkodra.

Reklamë

Në seancën e sotme pritet të shqyrtohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Ndërkohë, rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike ende nuk janë bërë të ditura plotësisht.

Policia e Gjilanit dhe Prokuroria Themelore në këtë komunë nuk kanë dhënë detaje lidhur me mënyrën se si është kryer vrasja, mjetin e përdorur apo rrethanat në të cilat kanë humbur jetën dy viktimat.

Adonis Demiri, 27-vjeçari që mbeti i vrarë bashkë me foshnjën e tij tre muajshe, sipas informacioneve të raportuara, ishte i njohur për autoritetet e sigurisë dhe të hetuesisë në Gjilan.

Arrestimi i Brahim Demirajt dhe zhvillimet në procedurën gjyqësore pritet të hedhin më shumë dritë mbi këtë rast, i cili ka tronditur opinionin publik. /Telegrafi/

Reklamë