Kalo te përmbajtja
Të fundit

Malisheva ndalet nga Feronikeli 74, lideri shpërdoron penalltinë dhe humbet pikë në shtëpi

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Malisheva ndalet nga Feronikeli 74, lideri shpërdoron penalltinë dhe humbet pikë në shtëpi

Malisheva dhe Feronikeli 74 janë ndarë në barazim pa gola (0-0), në stadiumin “Liman Gegaj”, në takimin e vlefshëm për javën e 12-të të Superligës së Kosovës.

Skuadra vendase e nisi më mirë ndeshjen dhe arriti të gjente rrugën drejt rrjetës që në minutat e para, por goli u anulua pas ndërhyrjes së sistemit VAR.

Reklamë

Malisheva vijoi të kërkonte golin e avantazhit dhe në minutën e 35-të pati mundësinë ideale për të kaluar në epërsi.

Megjithatë, Xhemail Ibishi nuk arriti të shfrytëzonte penalltinë, pasi goditja e tij u prit nga portieri i Feronikelit 74, Agron Kolaj.

Në pjesën e dytë, lideri i kampionatit provoi të ndryshonte rrjedhën e takimit përmes disa zëvendësimeve, duke kërkuar më shumë forcë dhe konkretizim në fazën ofensive.

Megjithatë, Feronikeli 74, i drejtuar nga Elon Berisha, u tregua mjaft i organizuar në prapavijë dhe arriti t’i rezistonte presionit të vendasve deri në vërshëllimën e fundit.

Në këtë mënyrë, të dyja skuadrat u detyruan të ndanin nga një pikë, me Malishevën që do të ketë shumë për të reflektuar pas shpërdorimit të 11-metërshit.Pavarësisht barazimit,

Malisheva mbetet në krye të klasifikimit me 27 pikë, ndërsa Feronikeli 74 shkon në kuotën e 12 pikëve.

    Reklamë