Kalo te përmbajtja
Të fundit

Ermal Krasniqi shkëlqen në Turqi, shënon gol në fitoren 5-1 të Amedspor ndaj Eyupsporit

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Ermal Krasniqi shkëlqen në Turqi, shënon gol në fitoren 5-1 të Amedspor ndaj Eyupsporit

Ermal Krasniqi ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren e thellë të Amedsporit ndaj Eyupsporit me rezultatin 5-1, në një ndeshje ku futbollisti kosovar la gjurmën e tij edhe në listën e golashënuesve.

Anësori, i cili këtë sezon po aktivizohet në rolin e mbrojtësit të djathtë, zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, duke realizuar golin e parë të takimit me një goditje të bukur me këmbën e majtë.

Reklamë

Krasniqi e nisi sfidën si titullar dhe qëndroi në fushë për 55 minuta, përpara se të zëvendësohej nga trajneri Besnik Hasi, në një takim ku Amedspori arriti të siguronte një fitore bindëse.

Përveç golit, 26-vjeçari regjistroi edhe statistika pozitive, me dy goditje drejt portës, 43 prekje të topit, dy driblime të suksesshme nga po aq tentativa dhe shtatë duele të fituara.

Paraqitja e tij u vlerësua me notën 8.3 nga platforma SofaScore, duke e renditur ndër futbollistët më të mirë të Amedsporit në këtë përballje.

Fitorja me pesë gola të shënuar e rikthen Amedsporin në pozitën e dytë të klasifikimit me 23 pikë, vetëm dy më pak se lideri Galatasaray.

Në këtë takim mungoi një tjetër futbollist kosovar i skuadrës, Lumbardh Dellova, i cili nuk ishte në dispozicion për shkak të kartonëve.

Reklamë