Kalo te përmbajtja
Të fundit

Presidentja Shiroka Pula takon drejtues të akademive të shkencave të Kosovës dhe Shqipërisë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Presidentja Shiroka Pula takon drejtues të akademive të shkencave të Kosovës dhe Shqipërisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në një takim zyrtar përfaqësues të shquar të botës akademike nga Kosova dhe Shqipëria.

Në këtë takim morën pjesë akademik Anastas Angjeli, përfaqësues i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve e Shqipërisë (ASHASH), akademik Besnik Krasniqi nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), si dhe akademik Lulzim Tafa, anëtar i jashtëm i ASHASH.

Reklamë

Gjatë bisedës, u diskutua mbi rëndësinë e intensifikimit të marrëdhënieve në fushën e shkencës dhe artit. Presidentja Shiroka Pula vuri në dukje domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit institucional, duke kërkuar mbështetje më të madhe për iniciativat e përbashkëta që kontribuojnë në zhvillimin e shkencës, promovimin e dijes dhe forcimin e mëtejshëm të urave lidhëse akademike mes dy vendeve.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt bashkimit të forcave intelektuale dhe shkencore në funksion të projekteve të përbashkëta mbarëkombëtare.

Reklamë