Caktohet masa e paraburgimit për pesë të dyshuar për shtytje në vepra terroriste

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për pesë personat të cilët ishin arrestuar nën dyshimin për veprat penale “shtytje për kryerjen e veprave terroriste” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.B, L.B, B.V, A.S dhe A.H e ka aprovuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin”, është bërë e ditur në njoftimin e Gjykatës Themelore.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA