Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se mbetet përgjegjësi e institucione që ta ngrisin zërin e të kërkojnë drejtësi për personat e zhdukur e jo veç të kujtohen në përvjetorë, raporton Ekonomia Online.
Ai pas homazheve bashkë edhe me kryeministrin Albin Kurti te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, shtoi se Serbia po vazhdon që të mbajë të fshehtë gjitha krimet e kryera në Kosovë.
Prandaj sipas tij, ky shtet duhet të jap përgjegjësi e llogari në mënyrë që të zbardhet fati i mbi 1 600 personave.
“Sot po i përkujtojmë të gjithë të zhdukurit me dhunë nga Serbia. Njëri prej krimeve, gjenocidit të Serbisë ishte rrëmbimi dhe zhduka me dhunë e shumë personave. Edhe sot e kësaj dite mbi 1600 mbeten të pagjetur, jo pse nuk e dimë ku janë e dimë edhe përgjegjësi, por është shteti i Serbisë që po e mban të fshehtë këtë gjë”.
“Neve na mbetet jo vetëm ti kujtojmë por edhe ta ngrisim zëri që fati i tyre të zbardhjet e Serbia të jap llogari e përgjegjësi. Lavdi të gjithë martirëve dhe të zhdukurve me dhunë, Lavdi dëshmorëve që e dhanë jetën për liri”.