14.3 C
Pristina
Monday

POLITIKAT E PRIVATËSISË

PËRMBLEDHJE:

Ne në ATV nuk mbledhim personalisht të dhëna për ju, përpos disa të dhënash që kërkojnë shërbimet e integruara për ju të cilat i kemi specifikuar më poshtë, e që kryesisht janë shënime të përgjithshme në lidhje me adresën tuaj elektronike, moshën tuaj, gjininë, llojin e pajisjes me të cilin jeni kyçur në faqen tonë, dhe IP adresën e shpërndarësit të rrjetit tuaj.

Të gjitha këto të dhëna mblidhen me të vetmin qëllim që t'jua mundësojmë qasjen në përmbajtën e plotë të faqes. ATV ju siguron që ASNJË e dhënë e juaja nuk do të ndahet me asnjë palë të tretë përderisa ju nuk pajtoheni me kushtet e politikës së privatësisë. Ne e vlerësojmë të drejtën tuaj për privatësi dhe do t'i nënshtrohemi kërkesës tuaj që t'i largojmë shënimet tuaja nëse figurojnë si të tilla.

Si e mbrojmë ne privatësinë tuaj?
ATV në faqen e saj nuk kërkon nga ju asnjë të dhënë për t'u regjistruar. Sidoqoftë, kodet e integruara nga "Google Analytics" mund të përdorin të dhëna që specifikojnë ndarjet që i kemi cekur më lart tek përmbledhja.

Kjo nuk do të thotë që një palë tjetër ka qasje në këto të dhëna përpos ATV-së dhe ne i mbrojmë ato me çdo kusht, ashtu siç kërkohet me ligj. Ky lajmërim është përditësuar më 31 gusht 2021 që të reflektojë përputhshmërinë me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të dhënave personale si dhe standardet GDPR.

INFORMACIONE MË TË DETAJUARA

Si e përdorim informacionin tuaj?

I përdorim shënimet tuaja për këto qëllime:
Në raste të veçanta, detyrohemi që t'i ndajmë shënimet tuaja me palët e treta me të cilët kemi kontratë marketingu apo i kemi partnerë (për shembull për "webinare", shkarkime materialesh apo ngjarjesh të veçanta). Në këto raste do ta bëjmë të qartë se shënimet tuaja do t'i transferojmë te pala e tretë. Ju gjithnjë do ta keni mundësinë që ta mohoni autorizimin dhe që shënimet tuaja të mos transferohen në këso raste specifike.

Nuk do t'i përdorim asnjëherë shënimet tuaja që na i keni dhënë online për arsye të tjera pos këtyre të përmendura më lart.

Disa informata, sikurse janë IP, adresa, e-maili dhe shënime të tjera që i ndani me ne mund të ndahen me palët që nda ndihmojnë ta menaxhojmë ueb faqen tonë si dhe programet e e-mail'ave. Do ta përdorim këtë informacion vetëm që të na shërbejë për nevojat tona dhe është e ndaluar të përdoren për qëllime të tjera. Këtu përfshihen Google (ad serving and website tracking).

Çka ndodhë nëse s'i pranoni kushtet?
Pëlqimi nëse na lejoni t'i mbledhim shënimet ose jo është zgjedhje juaja. Sidoqoftë, po qe se nuk marrim pëlqimin tuaj, nuk do të mund t'ju përcjellim as përmbajtjen e as ngjarje të tjera që janë përmendur më lart.

Informacionet që i mbledhim?
ATV nuk mbledh asnjë informacion nga ju. Lloji i informacionit që mblidhet nga palët si Google Analytics ruhen dhe nuk ndahen me askënd nëse ju nuk i pranoni politikat tona të privatësisë.

Lloji i informacionit që mblidhet aty zakonisht përfshin, por nuk kufizohet vetëm te:

Gjinia
Mosha
Vendbanimi
Lokacioni (Vetëm qyteti dhe shteti)

*NE ASNJËHERË NUK kërkojmë dhe nuk ruajmë informata për kartelat kredie apo debie.

Si të kërkoni nga ne që t'i fshijmë shënimet?
ATV nuk ruan në faqen e saj asnjë të dhënë tuaj personale, përpos palës së tretë (Google Analytics). Në rast se emri juaj ose ndonjë e dhënë figuron publike në faqen tonë, pa autorizimin e organeve kompetente luteni të na shkruani në [email protected]

SIGURIA E TË DHËNAVE - PËKUSHTIMI YNË
Ne jemi të përkushtuar dhe kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm që shërbejnë për parandalimin e palëve të paautorizuara që t'iu qasen shënimeve tuaja teksa sigurohemi se ato përdoren në mënyrën e duhur.