Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të punimeve në një objekt ndërtimi në Podujevë, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Gjatë inspektimit, zyrtarët kanë evidentuar mangësi që cenojnë kushtet e sigurisë në vendin e punës.
Për këtë arsye, Inspektorati ka nxjerrë vendim për ndalimin e punimeve deri në eliminimin e të gjitha mangësive dhe krijimin e kushteve të sigurta për vazhdimin e punës.
Inspektorati Qendror i Punës ka apeluar te punëdhënësit që të respektojnë legjislacionin dhe standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendet e punës.
Institucioni ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen dhe ndërmarrjen e masave ndaj subjekteve që nuk i respektojnë kërkesat ligjore për sigurinë e punëtorëve.





