Kalo te përmbajtja
Të fundit

Alarm te Flamengo, Jorginho dyshohet për doping – rrezikon pezullim deri në dy vjet

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Alarm te Flamengo, Jorginho dyshohet për doping – rrezikon pezullim deri në dy vjet

Mesfushori i Flamengos dhe ish-reprezentuesi i Italisë, Jorginho, raportohet se ka rezultuar pozitiv në një kontroll antidoping, ndërsa nëse dyshimet konfirmohen, ai mund të përballet me një pezullim të gjatë nga futbolli.

Lajmi u raportua fillimisht nga gazetari brazilian Thiago Asmar, i njohur si Pilhado, ndërsa mediat në Brazil bëjnë të ditur se mostra është marrë gjatë një kontrolli rutinë antidoping të CONMEBOL-it, para çerekfinales së Copa Libertadores kundër Independiente.

Reklamë

Deri më tani, nuk është bërë e ditur se cila substancë dyshohet se është zbuluar në mostrën e lojtarit. Sipas raportimeve, kundëranaliza e mostrës B është planifikuar për të martën, më 27 tetor, e cila pritet të jetë një hap i rëndësishëm për të sqaruar rastin.

Ndërkohë, Flamengo ka deklaruar, sipas raportimeve të Radio Globo, se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar për një rezultat të mundshëm pozitiv dhe se nuk ishte në dijeni të kundëranalizës së planifikuar. Klubi ka konfirmuar vetëm se CONMEBOL-i kishte kryer kontrolle rutinë para ndeshjeve çerekfinale.

Nga ana tjetër, CONMEBOL-i ka refuzuar të komentojë rastin, duke iu referuar konfidencialitetit të procedurave antidoping.

Nëse rezultati pozitiv konfirmohet dhe shkelja vërtetohet, ndaj Jorginhos mund të nisin procedurat disiplinore. Sipas mediave braziliane, pezullimi mund të arrijë deri në dy vjet, në varësi të substancës së zbuluar dhe rrethanave të rastit.

Një dënim i tillë do të ishte një goditje e madhe për mesfushorin, i cili mbush 35 vjeç në dhjetor dhe mund të përballej me një situatë të vështirë në fazën e fundit të karrierës së tij. Megjithatë, deri në konfirmimin e rezultateve, nuk mund të flitet për një shkelje të provuar.

Dyshimet janë ngritur në një periudhë të rëndësishme të sezonit për Flamengon. Jorginho luajti pa kufizime në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Copa Libertadores kundër Estudiantes, ku skuadra braziliane u eliminua nga gara.

Jorginho është një emër i njohur në futbollin evropian. Ai ishte pjesë e Italisë që fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2021, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur për Napolin, Chelsean dhe Arsenalin. Me Chelsean, ai fitoi edhe Ligën e Kampionëve, përpara se t’i bashkohej Flamengos në vitin 2025.

Për momentin, rasti mbetet i pakonfirmuar zyrtarisht, ndërsa rezultatet e mëtejshme dhe qëndrimi i autoriteteve përkatëse do të jenë vendimtare për të përcaktuar nëse mesfushori do të përballet me sanksione disiplinore.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’