Kalo te përmbajtja
Të fundit

Gabimet e fundit shqetësojnë Sassuolon, Aquilani i del në mbrojtje Muriqit: Ka potencial të madh

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Gabimet e fundit shqetësojnë Sassuolon, Aquilani i del në mbrojtje Muriqit: Ka potencial të madh

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriq, po kalon një periudhë të vështirë te Sassuolo, pas disa gabimeve në ndeshjet e fundit që kanë ndikuar në rezultatet e skuadrës italiane.

Disfata 4-2 ndaj Frosinones në xhiron e kaluar ka shtuar pikëpyetjet rreth formës së portierit kosovar, ndërsa mbetet e paqartë nëse ai do ta ruajë vendin në formacionin titullar për ndeshjen e ardhshme.

Reklamë

Për situatën e Muriqit ka folur edhe trajneri i Sassuolos, Alberto Aquilani, i cili pavarësisht gabimeve të fundit, ka shprehur besim dhe respekt të madh për portierin 27-vjeçar.

“Kam respekt të pafund për këtë lojtar. E shoh si portier me potencial të konsiderueshëm. Ai mund të luajë në çdo ligë në botë. Është e qartë se po kalon disa vështirësi. Gabimet e tij të përsëritura po ndikojnë tek ai dhe te ekipi”, deklaroi Aquilani.

Trajneri italian bëri të ditur se ka biseduar drejtpërdrejt me portierin kosovar, duke theksuar se synimi i tij është ta ndihmojë atë të kapërcejë këtë periudhë të vështirë.

“Kemi folur për këtë dhe ai e di. Është një djalë i sjellshëm dhe inteligjent. Duhet ta ndihmoj atë dhe ekipin, dhe kjo është diçka që po e marr në konsideratë”, shtoi tekniku italian.

Tashmë, vëmendja është përqendruar te ndeshja e radhës e Sassuolos, që të shtunën do të përballet në udhëtim me Comon. Aquilani ende nuk e ka bërë të ditur nëse Muriq do ta nisë takimin nga minuta e parë apo do të qëndrojë në stol.

Për portierin e Kosovës, kjo është një periudhë e rëndësishme për të rikthyer sigurinë dhe për të dëshmuar se mund ta rimarrë vendin e tij në formacionin titullar të skuadrës italiane.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’