Kalo te përmbajtja
Të fundit

Vincent Kompany mbetet nën kudesin mjekësor pas problemeve shëndetësore

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Vincent Kompany mbetet nën kudesin mjekësor pas problemeve shëndetësore

Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, ndodhet nën kujdesin mjekësor në spital, pasi u rrëzua të premten gjatë një seance stërvitore me ekipin rezervë të klubit bavarez.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, gjendja shëndetësore e 40-vjeçarit është stabile, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth diagnozës së tij.

Reklamë

Kompany kishte vuajtur ditët e fundit nga një infeksion viral, i cili e kishte dobësuar fizikisht. Megjithatë, deri më tani nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse ky infeksion ka ndikuar drejtpërdrejt në rrëzimin e trajnerit belg.

Bayern Munichu ka bërë të ditur se tekniku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore, ndërsa anëtarët e stafit teknik do t’i marrin përkohësisht përsipër detyrat e tij.

Si pasojë e kësaj situate, Kompany pritet të mungojë në ndeshjen e së dielës kundër Freiburgut, në kuadër të kampionatit gjerman.

Klubi bavarez ka theksuar se shëndeti i trajnerit mbetet përparësia kryesore, duke i dhënë atij gjithë kohën e nevojshme për t’u rikuperuar plotësisht.

Tashmë, vëmendja është përqendruar te rezultatet e ekzaminimeve mjekësore dhe te rikthimi i trajnerit në gjendje të mirë shëndetësore.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Vincent Kompany mbetet nën kudesin mjekësor pas problemeve shëndetësore | ATV