Kalo te përmbajtja
Të fundit

“Klubi nuk shantazhohet nga askush”, Vushtrria reagon ashpër pas bojkotit të lojtarëve

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

“Klubi nuk shantazhohet nga askush”, Vushtrria reagon ashpër pas bojkotit të lojtarëve

FC Vushtrria ka reaguar ashpër pas bojkotit të një grupi lojtarësh, të cilët refuzuan të paraqiten në ndeshjen e sotme, pavarësisht zotimeve të dhëna në takimin e zhvilluar një natë më parë.

Përmes një komunikate zyrtare, klubi vushtrrias ka shprehur pakënaqësinë për situatën e krijuar, duke theksuar se çështjet e brendshme duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe mirëkuptimit, pa dëmtuar interesat e klubit.

Reklamë

Bordi i FC Vushtrrisë ka pranuar se paga e fundit e lojtarëve të ekipit të parë ka pasur një vonesë prej 20 ditësh. Sipas klubit, kjo situatë është shkaktuar nga procedurat ligjore për sigurimin e dokumentacionit të sponsorizimit, i cili është kompletuar gjatë kësaj jave.

Në komunikatë bëhet e ditur se në takimin e mbajtur mbrëmjen e kaluar, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e tifogrupit “Forca”, lojtarëve u është premtuar se pagat do të ekzekutohen gjatë javës së ardhshme.

Megjithatë, sipas drejtuesve të klubit, pavarësisht këtij zotimi, një grup lojtarësh nuk pranoi të luante në ndeshjen e sotme, duke e vendosur Vushtrrinë në një situatë të vështirë dhe duke rrezikuar humbjen e takimit në tavolinë.

“Klubi nuk shantazhohet nga askush”, thuhet në titullin e reagimit të klubit, i cili ka paralajmëruar se rasti do të trajtohet me seriozitet dhe në përputhje me rregulloret e brendshme dhe legjislacionin në fuqi.Bordi ka theksuar gjithashtu se FC Vushtrria ka qenë ndër klubet me më së paku vonesa në përmbushjen e obligimeve ndaj futbollistëve, duke pranuar njëkohësisht përgjegjësinë për vonesën e fundit dhe duke premtuar angazhim për të shmangur situata të tilla në të ardhmen.

Në fund të reagimit, drejtuesit kanë ritheksuar se interesat e klubit duhet të jenë mbi ato individuale, duke kërkuar përgjegjësi të përbashkët dhe zgjidhje përmes komunikimit.

Mbetet të shihet se si do të zhvillohet situata në ditët në vijim dhe nëse palët do të arrijnë një marrëveshje për tejkalimin e krizës që ka përfshirë klubin vushtrrias.

    Reklamë

    Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’