Kalo te përmbajtja
Të fundit

Vushtrria nuk paraqitet ndaj Ballkanit-Pritet të humbë ndeshjen me rezultat 3:0 në tavolinë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Vushtrria nuk paraqitet ndaj Ballkanit-Pritet të humbë ndeshjen me rezultat 3:0 në tavolinë

Vushtrria ka bojkotuar ndeshjen ndaj Ballkanit, e vlefshme për javën e 11-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, duke rrezikuar humbjen e takimit me rezultat zyrtar 3-0.

Ndeshja mes Vushtrrisë dhe Ballkanit ishte e para e planifikuar për ditën e sotme (e shtunë), me fillim nga ora 14:00, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Reklamë

Megjithatë, skuadra vendase nuk u paraqit fare në fushë, si pasojë e bojkotit të futbollistëve, të cilët kanë shprehur pakënaqësi për pagat e papaguara nga drejtuesit e klubit.

Pavarësisht reagimit zyrtar të FC Vushtrrisë, përmes të cilit klubi kishte bërë të ditur se lojtarëve u ishte premtuar shlyerja e pagave gjatë javës së ardhshme, futbollistët nuk kanë pranuar të zbresin në fushë, duke pamundësuar zhvillimin e takimit.

Në anën tjetër, futbollistët e Ballkanit dhe gjyqtarët janë paraqitur në stadium, duke pritur ekipin vendas. Pas konstatimit të mungesës së Vushtrrisë, ata janë kthyer në zhveshtore, ndërsa çështja tashmë i mbetet në dorë komisioneve përkatëse të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Sipas rregullores, Ballkani pritet të regjistrojë fitore me rezultat zyrtar 3-0, por vendimi përfundimtar i takon organeve kompetente të FFK-së.

Kjo situatë përbën një goditje për Vushtrrinë, e cila tashmë përballet me një krizë të brendshme mes drejtuesve dhe futbollistëve, me mosmarrëveshjet për pagat që kanë çuar deri te bojkotimi i një ndeshjeje të kampionatit.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’