Futbolli italian mban zi për Silvio Berlusconin, ja kush ishte presidenti historik i Milanit

Futbolli italian mban zi për vdekjen e Silvio Berlusconit. Ish-presidenti i Milanit dhe pronari aktual i Monza vdiq në moshën 86-vjeçare në spitalin “San Raffaele” të Milanos për shkak të komplikimeve që lidhen me problemet kardiovaskulare.

Berlusconi ishte shtruar në spital për javë të tëra, ku kishte mbërritur me probleme të frymëmarrjes për shkak të pneumonisë dhe duhej të transportohej në kujdesin intensiv. “Kavalieri” më pas u diagnostikua me leuçemi kronike, por gjendja e tij ishte përmirësuar, derisa u kthye në shtëpi. Pastaj erdhi përkeqësimi dhe vdekja e papritur.

Ditët e fundit, ish-padroni i kuqezinjve ishte shtruar sërish në spitalin “San Raffaele” dhe në orët e para të së hënës së 12 qershorit gjendja e tij u përkeqësua, derisa vdiq.

Berlusconi ishte pronar i Monza që nga shtatori 2018. Në katër vite, i shoqëruar nga besniku i tij Adriano Galliani, arriti ta ngjiste klubin Brianza nga Seria C në Serie A. Këtë sezon, Monza arriti një vend historik, të 11-tin, në vitin e parë ndonjëherë në kampionatin më të mirë italian.

Si president i Milanit, në 31 vitet e tij të drejtimit, ai kishte fituar 31 trofe vendas dhe ndërkombëtarë, duke i bërë kuqezinjtë të jenë klubi më i suksesshëm në botë për një kohë.

Fillimi e tij ishin në fushën e biznesit. Rritja e sipërmarrjes së Berlusconit përkon me lindjen e “Edilnord” më 1968, pastaj ngrihet menjëherë në orbitë me ndërtimin e “Milano 2”. Gjashtë vite më vonë filloi aventura me televizionin, me rrjetin e parë privat italian, “TeleMilano”. Në vitin 1976 mori emrin e tij aktual, “Canale 5”.

Qasja e parë në botën e sportit përkon me marrjen e të drejtave për të transmetuar “Mundialito”, që sheh Milanin, Interin, Santos, Feyenoord dhe Penarol në fushën e “San Siro”. Më 1982, grupi u zgjerua me blerjen e “Italia 1” nga botuesi Edilio Rusconi dhe “Rete 4” më 1984 nga grupi botues “Arnoldo Mondadori Editore” (në atë kohë kontrollohej nga botuesi Mario Formenton).

Më pas, “Kavalieri” vendosi të hyjë në botën e futbollit dhe të bëjë histori me kuqezinjtë. Më 20 shkurt 1986, Berlusconi e shpëtoi Milanin nga falimentimi, duke e hequr nga humnera në të cilën kishte rënë me Giussy Farina. Me të në krye, Milani fitoi 8 tituj të Serie A, një Kupë Italie, 7 Superkupa Italiane, 5 Liga Kampionësh, 2 Kupa Ndërkontinentale, 5 Superkupa Europiane dhe një Botëror për Klube.

Emri i Silvio Berlusconi do të thotë shumë edhe për politikën italiane. Më 1994 ai themeloi “Forza Italia” dhe fitoi zgjedhjet politike në mars të atij viti, duke u bërë Kryeministër. Kjo ishte e para nga tri qeveritë që ai kryesoi, e cila do të pasohej nga ato të viteve 2001-2006 dhe 2008-2011. Në vitin 2003, ai ishte gjithashtu president i Këshillit Evropian.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA