Tri klubet e Superligës se Kosovës nuk e kalojnë procesin e licensimit

Prshtina, Ferizaj dhe Drenica janë klubet që nuk janë licencuar për të qenë pjesë e garave të UEFA-së, për edicionin 2023/24.

Ka qenë komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së, që ka marrë vendimet në lidhje me procesin licencues për edicionin 2023/24 të garave të UEFA-së.

Në total në këtë proces kanë aplikuar 10 klube nga Superliga e meshkujve dhe 2 nga Superliga e femrave.

Nga 12 klube, sa e kanë nisur procesin e licencimit, nëntë prej tyre janë licencuar, kurse tri janë refuzuar.

Befasia më e madhe është mos-licencimi i klubit më të trofeshëm kosovar, Prishtinës, e cila është ende në garë për një vend që i dërgon në garat evropiane.

Klubet e licencuara janë Ballkani, Drita, Gjilani, Dukagjini, Llapi, Malisheva si dhe Trepça ’89.

Në anën tjetër, përveç klubeve të Superligës së meshkujve, licencimin e kanë marrë edhe nga klube nga Superliga e femrave: KFF Mitrovica dhe KFF EP Hajvalia. /atvlive.tv

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA