Kalo te përmbajtja
Të fundit

Zyrtare: Mauricio Pochettino emërohet trajner i Manchester Unitedit

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Zyrtare: Mauricio Pochettino emërohet trajner i Manchester Unitedit

Manchester United ka emëruar zyrtarisht Mauricio Pochettinon në postin e trajnerit të ri, me argjentinasin që do të marrë drejtimin e skuadrës pas largimit të Michael Carrick.

Pochettino do të largohet nga posti i trajnerit të përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të nisur një kapitull të ri në futbollin anglez.

Reklamë

Klubi anglez ka aktivizuar një klauzolë lirimi me vlerë rreth 9 milionë euro, ndërsa 54-vjeçari raportohet se ka arritur marrëveshje për një kontratë dyvjeçare e gjysmë, që do ta mbajë në “Old Trafford” deri në verën e vitit 2029.

“Mauricio Pochettino ka rënë dakord të bëhet trajneri i ekipit të parë të Manchester Unitedit, duke filluar nga 18 nëntori.

Klubi ka arritur marrëveshje me Federatën Amerikane të Futbollit që Mauricio dhe stafi i tij të lirohen nga detyrat pas përfundimit të angazhimeve të tyre me përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.

Ish-trajneri i Tottenhamit, Chelseat dhe Paris Saint-Germainit ka krijuar një reputacion të rëndësishëm në futbollin evropian, ndërsa kulmin me Tottenhamin e arriti në vitin 2019, kur e dërgoi skuadrën në finalen e Ligës së Kampionëve.

Detyra e parë e Pochettinos do të jetë rikthimi i Manchester Unitedit në rrugën e rezultateve pozitive, pas një fillimi të vështirë të sezonit. “Djajtë e Kuq” kanë regjistruar vetëm një fitore në 10 ndeshjet e para të kampionatit dhe ndodhen në zonën e rënies nga kategoria.

Argjentinasi pritet të marrë drejtimin e skuadrës para përballjes me Liverpoolin, e cila do të zhvillohet më 22 nëntor në stadiumin “Anfield”.

Reklamë