Kalo te përmbajtja
Të fundit

Komuna e Gjakovës apelon për kujdes nga erërat e forta, qytetarëve u kërkohet të kufizojnë lëvizjet e panevojshme

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Komuna e Gjakovës apelon për kujdes nga erërat e forta, qytetarëve u kërkohet të kufizojnë lëvizjet e panevojshme

Komuna e Gjakovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të kufizojnë lëvizjet e panevojshme për shkak të erërave të forta që kanë përfshirë vendin.

Përmes një njoftimi në Facebook, komuna ka këshilluar qytetarët që të shmangin qëndrimin pranë ndërtesave të larta, pemëve, kantiereve të ndërtimit dhe shtyllave elektrike.

Reklamë

“Shmangni qëndrimin dhe parkimin nën pemë apo pranë objekteve të pasigurta. Nëse mund ta bëni pa rrezikuar veten, siguroni sendet në ballkone e oborre që mund të barten nga era”, thuhet në njoftim.

Komuna gjithashtu u ka bërë apel përgjegjësve të kantiereve të ndërtimit dhe bizneseve që të sigurojnë materialet, rrethojat dhe reklamat që mund të paraqesin rrezik për kalimtarët.

Qytetarëve u është tërhequr vëmendja që të mos u afrohen kabllove elektrike të këputura dhe të mos tentojnë t’i largojnë ato vetë.

” Për çdo situatë emergjente apo rrezik për jetën dhe pronën, telefononi 112″, thuhet në apelin e Komunës së Gjakovës.

Reklamë

Komuna e Gjakovës apelon për kujdes nga erërat e forta, qytetarëve u kërkohet të kufizojnë lëvizjet e panevojshme | ATV