Kalo te përmbajtja
Të fundit

Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka kërkuar që shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, duke thënë se qytetarët po përballen me mungesë barnash, pritje të gjata dhe vështirësi financiare për të siguruar trajtimin e nevojshëm, raporton Ekonomia Online.

Gjatë interpelancës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që kishte mbetur katër muaj pa terapi dhe mungesën e barnave onkologjike, Kadrijaj ngriti edhe çështjen e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.

Reklamë

Ajo tha se shëndetësia nuk duhet të jetë privilegj vetëm për qytetarët që kanë mundësi financiare, por duhet të jetë e qasshme edhe për ata që përballen me kushte të vështira shëndetësore dhe sociale.

“A është shëndetësia prioritet i kësaj qeverie? Aman bëni prioritet se qytetarët janë në hall. Qytetarët janë në hall. Prandaj shëndetësia nuk duhet të jetë privilegj për ata që kanë buxhet. Edhe kanë mundësi financiare. Shëndetësia duhet të jetë prioritet për ata që janë në kushte të vështira shëndetësore edhe sociale”, tha ajo.

Kadrijaj përmendi edhe rastin e pacientes që kishte humbur jetën, duke rikujtuar fjalët e saj për pamundësinë për të përballuar njëkohësisht shpenzimet për barna dhe nevojat e tjera jetësore.

“Kosova ka institucione shëndetësore, profesionistë të përkushtuar dhe strategji zhvillimore, por këto nuk mjaftojnë nëse qytetari vazhdon të përballet me mungesë barnash, pritje të gjata, shpenzime të larta dhe vështirësi për të marrë trajtim në kohë. Kur do të implementohet ligji për sigurimet shëndetësore? Sepse atëherë do të zbutet kjo çështje. Një qytetare që humbi jetën në mungesë të barnave, u pa e deklaruar, po e citoj: “A me jetu a me ble barna? A me jetu a me ble barna?” Dhe kjo duhet të na prekë të gjithëve këtu. Të gjithë qytetarëve. Duhet të na prekë secilin deputet. A me jetu a me ble barna? E sidomos ata që janë përgjegjës, sepse po e qesim në një situatë të tillë njerëzit. A duhet me i ble barnat? A me ble me hungër? Sepse nuk i kanë mundësitë me i ble”, tha ajo.

Reklamë