Kalo te përmbajtja
Të fundit

Përzgjedhësi i Izraelit:Kosova ka cilësi të përafërt me Izraelin

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Përzgjedhësi i Izraelit:Kosova ka cilësi të përafërt me Izraelin

Kombëtarja e Izraelit, ka mbajtur një konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër kombëtares së Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përzgjedhësi i kësaj kombëtarjeje Ran Ben Shimon ka dhënë një vlerësim për të dyja kombëtaret,duke deklaruar se janë të përafërt me nivelin të cilën e posedojnë,dhe pret një ndeshje tejet interesante.

Reklamë

“Niveli i dy përfaqësueseve është i afërt. Kosova është përfaqësuese e fortë, do të jetë interesante si përballje. Sa u përket rezultateve, nuk bazohemi në histori. Kosova ka ekip të mirë por do të shohim nesër”

Më pas Shimon foli edhe për gjendjen e dy futbollistëve të kombëtares izraelite Roy Revivo dhe Manor Solomon,të cilët poi u nënshtrohen testeve mjekësore dhe se janë në dyshim për ndeshjen kundër “Dardanëve”.

“Revivo dhe Solomon janë duke u testuar për ta parë situatën. Do ta dimë gjendjen e tyre më vonë”

Kujtojmë që ndeshja Kosovë-Izrael e vlefshme për ligën B të Ligës së Kombeve pritet të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 15:00.

Reklamë

Përzgjedhësi i Izraelit:Kosova ka cilësi të përafërt me Izraelin | ATV