Detroit ngjitet në vendin e tretë, shkëlqen Cade Cunningham me 52 pikë

Detroit Pistons mori një fitore spektakolare 144-140 ndaj Washington, në një përballje që u vendos vetëm pas dy kohëve shtesë.
Protagonisti absolut ishte Cade Cunningham, i cili realizoi 52 pikë dhe 11 asistime, duke udhëhequr skuadrën drejt suksesit dhe ngjitjes në vendin e tretë në Konferencën e Lindjes.
Reklamë
Fitore të rëndësishme regjistroi edhe Philadelphia, që mposhti Toronto me rezultatin 123-112. Me këtë sukses, Sixers ndan kreun e renditjes në Lindje me Boston.
Tyrese Maxey ishte më i miri për Philadelphia me 27 pikë, ndërsa Joel Embiid kontribuoi me 20 pikë.
Një fitore të lehtë arriti Minnesota, që dominoi Dallasin me rezultatin e thellë 133-94.
Merita të veçanta për këtë sukses pati stoli, nga ku erdhën plot 52 pikë.Ndërkohë, nuk zhgënjeu as Phoenix, që triumfoi 101-96 ndaj Charlotte.
Lideri i skuadrës ishte Devin Booker, i cili e mbylli ndeshjen me 30 pikë.
Reklamë











