Kalo te përmbajtja
Të fundit

Zyrtare: Manchester United konfirmon largimin e Michael Carrickut nga posti i trajnerit

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Zyrtare: Manchester United konfirmon largimin e Michael Carrickut nga posti i trajnerit

Manchester United ka vendosur t’i japë fund bashkëpunimit me Michael Carrickun, duke konfirmuar zyrtarisht largimin e tij nga posti i trajnerit të ekipit të parë.

Klubi anglez ka bërë të ditur përmes një komunikate se ka vendosur të ndajë rrugët me trajnerin 45-vjeçar, pas rezultateve zhgënjyese në javët e para të sezonit 2026/27.

Reklamë

Carrick ishte rikthyer në “Old Trafford” në janar dhe kishte arritur ta kthente skuadrën në rrugën e duhur, duke e udhëhequr drejt pozitës së tretë në Ligën Premier në sezonin 2025/26.

Gjatë periudhës së tij në stol, Manchester United regjistroi 12 fitore në 17 ndeshjet e fundit të kampionatit, duke grumbulluar më shumë pikë se çdo skuadër tjetër në atë interval.

Megjithatë, nisja jo e mirë e sezonit të ri ka bërë që drejtuesit e klubit të ndërmarrin ndryshime në stafin teknik, me synimin për ta rikthyer skuadrën në nivelin e pritur dhe për të përmbushur objektivat e vendosura.

Pavarësisht vendimit për largimin e tij, Manchester United ka shprehur mirënjohje për kontributin e Carrickut, duke e cilësuar atë si një legjendë të klubit. Në komunikatën zyrtare janë vlerësuar profesionalizmi, përkushtimi dhe puna e tij gjatë rikthimit në ekip.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit tashmë kanë nisur kërkimet për pasuesin e tij, me synimin që trajneri i ri i përhershëm të emërohet sa më shpejt dhe të marrë drejtimin e skuadrës për vazhdimin e sezonit.

Reklamë