Kalo te përmbajtja
Të fundit

Real Madridi drejt një rekordi të ri financiar, të ardhurat mund të arrijnë në 1.4 miliardë euro

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Real Madridi drejt një rekordi të ri financiar, të ardhurat mund të arrijnë në 1.4 miliardë euro

Real Madridi po përgatitet të shënojë një tjetër sukses, kësaj radhe jashtë fushës së futbollit. Klubi mbretëror pritet të thyejë rekordin e të ardhurave, të cilat mund të arrijnë shifrën mbresëlënëse prej 1.4 miliardë eurosh, sipas gazetës spanjolle AS.

Madrilenët synojnë të tejkalojnë të ardhurat prej 1.221 miliardë eurosh të regjistruara sezonin e kaluar, ndërsa parashikimet financiare tregojnë se klubi mund ta mbyllë vitin me një fitim neto prej 14.2 milionë eurosh.

Reklamë

Më 21 nëntor, anëtarët e klubit do të votojnë për miratimin e bilancit financiar të sezonit të kaluar dhe buxhetit të ri, i cili është parashikuar në 1.248 miliardë euro.

Një ndër burimet kryesore të këtij suksesi është stadiumi Santiago Bernabeu, aktivitetet komerciale të të cilit pritet të gjenerojnë 420.1 milionë euro. Po ashtu, të ardhurat nga sponsorët parashikohet të rriten me 22 për qind, falë marrëveshjeve me Adidas, Emirates, Hotels.com dhe Uber Eats, si dhe rinovimit të bashkëpunimeve me Orange dhe San Miguel.

Kontribut të rëndësishëm ka edhe akademia e Real Madridit. Shitjet e talenteve si Gonzalo Garcia, Palacios, Nico Paz, Ortega dhe Víctor Munoz kanë ndikuar që të ardhurat e projektuara nga transferimet të arrijnë në 154.8 milionë euro.

Edhe pse shpenzimet për paga dhe amortizimin e transferimeve kapin rreth 700 milionë euro, ato përbëjnë vetëm 46 për qind të të ardhurave totale. Kjo është dukshëm nën kufirin prej 70 për qind të përcaktuar nga UEFA.

Madje, institucioni evropian e ka veçuar Real Madridin si shembull të menaxhimit të qëndrueshëm financiar, duke dëshmuar se suksesi i klubit nuk matet vetëm me trofe, por edhe me fuqinë e tij ekonomike.

Reklamë