Kalo te përmbajtja
Të fundit

Dardanët me njoftim të rëndësishëm para ndeshjes me Izraelin

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Dardanët me njoftim të rëndësishëm para ndeshjes me Izraelin

Tifo-grupi zyrtar i Kombëtares së Kosovës, Dardanët, u është drejtuar me një njoftim të rëndësishëm të gjithë tifozëve në prag të përballjes me Izraelin, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përmes një komunikate, ata kanë bërë thirrje që biletat për ndeshjen e së shtunës të tërhiqen me kohë në Fanclub, duke theksuar se për shkak të masave të sigurisë, tërheqja e tyre nuk do të jetë e mundur ditën e ndeshjes.

Reklamë

Sipas njoftimit, tifozët mund t’i marrin biletat gjatë së enjtes dhe të premtes, deri në orën 23:00, në Fanclub ose përmes përfaqësuesve të grupit në qytetet përkatëse.

Gjithashtu, Dardanët kanë kërkuar që mbështetësit e Kosovës të paraqiten sa më herët në stadium të shtunën, pasi kontrollet dhe procedurat e sigurisë mund të shkaktojnë vonesa në hyrje. Për çdo paqartësi apo nevojë për ndihmë, një përfaqësues i tifogrupit do të jetë i vendosur pranë lokalit “Tiffany”, në afërsi të stadiumit.

Në mesazhin e tyre, Dardanët kanë vënë theks të veçantë te organizimi, uniteti dhe sjellja shembullore e tifozëve, duke kërkuar përkrahje sa më të madhe për futbollistët e Kosovës në këtë sfidë të rëndësishme.

Synimi është që atmosfera në stadium të jetë në nivelin më të lartë dhe përkrahja nga tribunat të jetë shtysë për djelmoshat e Kosovës drejt fitores dhe tri pikëve të plota.

“Ta ndihmojmë organizimin e ndeshjes dhe t’i shërbejmë të mirës së përbashkët, duke dhënë përkrahje impozante nga brenda e jashtë, me sjellje shembullore, për t’i marrë tri pikët me djemtë tanë.

Forca djemtë e shqipes, krenaria e Dardanisë! Besa, besë!”, thuhet në apelin e Dardanëve.

Kujtojmë që ndeshja Kosovë – Izrael zhvillohet të shtunën, me fillim nga ora 15:00.

Reklamë