NBA: Lakers dhe Celtics vazhdojnë serinë e fitoreve, Cavaliers mposhtin Knicks

NBA ka vazhduar edhe sot, duke sjellë ndeshje tejet interesante.
Kampioni në fuqi, New York Knicks, ka pësuar humbje nga Cleveland Cavaliers me rezultat 115-107.
Reklamë
James Harden udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores me 32 pikë, derisa Donovan Mitchell shtoi 23 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime.
Nga ana tjetër, Jalen Brunson u dallua me 27 pikë, mirëpo që nuk ishin të mjaftueshme për ta fituar këtë ndeshje.
Cavaliers renditen në vendin e gjashtë në Konferencën e Lindjes, derisa Knicks mbajnë një pozitë më lart.
Lideri i Konferencës së Perëndimit, Los Angeles Lakers, ka realizuar fitoren e shtatë radhazi, pas triumfit ndaj Milwaukee Bucks me shifrat 123-112.
Si gjithmonë, Luka Doncic ishte i pandalshëm, duke shënuar plot 32 pikë, pesë kërcime dhe po aq asistime, derisa Sandro Mamukelashvili shtoi 23 pikë në këtë fitore.
Te skuadra humbëse, paraqitje të mirë patën Tyler Herro me 27 pikë dhe Jaime Jaquez Jr. me 25 pikë.
Kujtojmë që Bucks renditen në fund të tabelës së Konferencës së Lindjes.
Kur jemi te liderët, edhe Boston Celtics, kryesues i Konferencës së Lindjes, ka shënuar fitoren e pestë radhazi, pasi mundi Toronto Raptors me rezultat të ngushtë 98-93.
Në fitoren e Celtics, më meritorët ishin Jayson Tatum me 24 pikë, shtatë kërcime dhe tetë asistime, si dhe Derrick White me 19 pikë e shtatë kërcime.
Nga ana tjetër, Ja’Kobe Walter ishte më efikasi me 17 pikë, mirëpo nuk mundi ta shmangte humbjen.
Raptors renditen në pozitën e shtatë në Konferencën e Lindjes.
Reklamë







