Kalo te përmbajtja
Të fundit

FBK publikon dënimet për xhiron e tetë, klubet dhe basketbollistët gjobiten me 3,050 euro

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

FBK publikon dënimet për xhiron e tetë, klubet dhe basketbollistët gjobiten me 3,050 euro

Komisioni i Garave në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë publike vendimet disiplinore për ndeshjet e xhiros së tetë të Superligës, duke shqiptuar një sërë gjobash financiare dhe masash ndëshkuese ndaj klubeve dhe basketbollistëve.

Në total, shuma e gjobave arrin në 3,050 euro, ndërsa rastet më të rënda disiplinore janë regjistruar në përballjet Peja – Prishtina dhe Golden Eagle Ylli – Bashkimi.

Reklamë

Dënimin më të madh në mesin e klubeve e ka marrë KB Peja, e cila është gjobitur me 1,000 euro për lëshime në organizimin e ndeshjes ndaj Prishtinës dhe përdorimin e mjeteve piroteknike nga tifozët. Sipas raportit, njëra prej petardave kishte goditur në shpinë një pjesëtare të stafit të skuadrës mysafire. Gjoba është shqiptuar në bazë të nenit 51.16 të Propozicioneve të Garave.

Për incidentet në këtë takim është ndëshkuar edhe basketbollisti i Prishtinës, Malcolm Armstead. Ai është gjobitur me 400 euro dhe është suspenduar për një ndeshje, për shkak të provokimeve ndaj tifozëve vendas gjatë çerekut të katërt, sipas raportimit të informatorit të ndeshjes.

Në listën e klubeve të ndëshkuara është edhe Golden Eagle Ylli, të cilit i janë shqiptuar 700 euro gjobë për incidentet në përballjen me Bashkimin. Ndeshja u shoqërua me ndezjen e mjeteve piroteknike dhe tymuesve nga tifozët vendas, duke krijuar tension dhe duke detyruar skuadrat të tërhiqeshin në dhomat e zhveshjes.

Përveç klubeve, Komisioni i Garave ka ndëshkuar edhe disa basketbollistë të të dy skuadrave për sjellje josportive dhe simulime.

Nga radhët e Golden Eagle Yllit, Artin Gashi dhe Khalil Shabazz janë gjobitur me nga 100 euro, ndërsa Connor Withers dhe LaQuincy Rideau me nga 50 euro.

Te Bashkimi, Adrio Bailey dhe Valmir Kakruki kanë marrë gjoba prej 100 eurosh secili, kurse Shannon Shorter është ndëshkuar me 50 euro.

Ndërkohë, një gjobë prej 400 eurosh i është shqiptuar edhe KB Vëllaznimit, në bazë të nenit 50.17 të Rregullores së Garave.

Në fund, FBK ka rikujtuar se klubet dhe personat e pakënaqur me vendimet e Komisionit të Garave kanë të drejtë ankese në Komisionin e Ankesave dhe Arbitrazhit. Afati për paraqitjen e ankesës është 24 orë nga pranimi i vendimit, ndërsa procedura kërkon depozitimin e shumës prej 500 eurosh.

Reklamë