Të dënuarit për krime lufte, Zoran Vukotic rastet tjera do t’i bashkohen në një proces gjyqësor

PËRGATITI: NORA LUTA 

I dënuar me 13 vjet burgim për dhunë seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Zoran Vukotic do të vazhdojë ballafaqimin me drejtësinë edhe për akuza të tjera për krime lufte.

Tri nga rastet që nuk ishin trajtuar me vite nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, dhe një rast tjetër për dhunë seksuale, të enjten u bashkuan në një. Departamenti Special i Gjykatës së Prishtinës mori vendim që të zhvillohet një procedurë e vetme, pas dëgjimit të palëve.

Prokuroria Speciale ishte kundër, por mbrojtja e 54-vjeçarit ishte për.

Megjithatë, Gjykata vendosi t’i bashkojë rastet dhe caktoi një numër seancash të njëpasnjëshme.

Vukotic, përveç për dhunë seksuale do të gjykohet në këtë rast edhe për vrasjen e 13-vjeçarit Burim Muli nga Vushtrria.

Ndërsa, për dy rastet e tjera që ishin kthyer në rigjykim në 2019-n, aktakuza flet për sulm e vrasje të civilëve në Studime, dhe fshatra përreth të Vushtrrisë gjatë 2 dhe 3 majit të vitit 1999.

Vukotic akuzohet, gjithashtu, për pjesëmarrje në paraburgim të kundërligjshëm të civilëve shqiptarë dhe keqtrajtim të tyre në burgun e Smrekonicës.

Në nëntor të vitit të kaluar, Supremja kishte vërtetuar dënimin prej 13 vitesh ndaj Vukoticit për dhunë seksuale gjatë luftës. Ndërsa, Prokuroria Speciale vitin e kaluar ngriti aktakuzë për një rast tjetër dhunimi ndaj Vukoticit dhe shqyrtimi fillestar ishte mbajtur në nëntor të vitit të kaluar.

Vukotic ishte ekstraduar në Kosovë nga autoritetet e Malit të Zi në vitin 2016, dhe që atëherë ndodhet në Burgun e Sigurisë së Lartë./atvlive.tv/

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA