Pep Guardiola në telashe? Balague: Çështja e Cityt mund t’i kushtojë postin te Anglia

Përfshirja e Pep Guardiolës në çështjen financiare të Manchester Cityt mund të ndikojë në mundësinë që trajneri spanjoll të marrë drejtimin e Kombëtares së Anglisë në të ardhmen.

Kështu ka deklaruar gazetari i njohur spanjoll Guillem Balague, i cili ka zbuluar se Federata Angleze e Futbollit kishte pritur për rreth dy muaj një përgjigje nga Guardiola, për të mësuar nëse ai ishte i interesuar për postin e trajnerit të “Tre Luanëve”.

Sipas Balagues, Guardiola në fund vendosi të vazhdonte te Manchester City, duke rinovuar kontratën me klubin. Pas kësaj, FA emëroi Thomas Tuchelin në krye të Anglisë.

“Gjithmonë e kam parë Guardiolën si kandidat për ta marrë drejtimin pas Tuchelit”, deklaroi Balague në talkSPORT.

Megjithatë, gazetari beson se qëndrimi i Guardiolës në krah të Manchester Cityt gjatë çështjes financiare mund ta komplikojë një mundësi të tillë.

Një komision i pavarur e ka shpallur Manchester Cityn fajtor për 114 shkelje të rregullave financiare të Premier League, ndërsa procedurat ligjore dhe pasojat përfundimtare të çështjes vijojnë.

“Për momentin, nuk mendoj se FA do të dëshironte të sillte dikë që do ta ndante Anglinë në mënyrën se si Pep Guardiola mund ta bëjë nga tani e tutje”, tha Balague.

Ai la gjithashtu të hapur mundësinë që vetë Guardiola të mos jetë më i interesuar për drejtimin e Anglisë, duke theksuar se trajneri mund të dëshirojë të shmangë një post ku trashëgimia e tij do të ishte vazhdimisht pjesë e debateve.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA