Tahiri për deklaratën e Lajçakut: Integrimin e Kosovës në BE s’mund ta ndalë askush

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, tha se integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian nuk mund ta ndalë askush, raporton Ekonomia Online.

Ai këto deklarata i bëri duke i’u përgjigjur deklaratave të emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, se pa formimin e Asociacionit, nuk ka integrim.

“Rrugëtimin e integrimet evropian të Kosovë nuk mund ta ndal as Lajçaku e as një institucion. Kosova duhet që të bashkërendoj politikën e saj me BE-së e ShBA-së. Premtimet që i ka bërë duhet ti realizoj pa dëmtuar vendin”, tha ai.

Sa i përket deklaratës së shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës se opozita mund të ndryshoj qëndrim deri në fund të javës për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ai tha se nëse pozita nuk u përgjigjet kërkesës së opozitës sa i përket përkrahjes së Policës, rritjes së koeficientit të pagës ata nuk do të votojnë këto marrëveshje.

Tahiri ka sqaruar se gjatë kësaj jave në Parlamentin e Kosovës do të trajtohen dy kërkesa të iniciuara nga kjo parti, raporton EO.

“Aleanca ka votuar për gjatë këtyre dy viteve të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare. Shpresoj që rezoluta për ngritjen e koeficienti nga 105 në 129 euro do të bëhet realitet. Kërkesa e dytë e AAK ka qenë që parlamenti ta miratojë një deklaratë e cila mbështet rezolutën e Parlamenti Evropian. Ka shumë vite që pas luftës së Kosovës është rezoluta e Parlamentit Evropian”, tha ai.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA