Kalo te përmbajtja
Të fundit

Spektakël në NBA, Knicks dhe Lakers vazhdojnë serinë e fitoreve

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Spektakël në NBA, Knicks dhe Lakers vazhdojnë serinë e fitoreve

Mëngjesin e sotëm janë zhvilluar ndeshjet e radhës në elitën e basketbollit amerikan, NBA, ku, si gjithmonë, nuk mungoi spektakli.

Kampioni në fuqi, New York Knicks, ka shënuar fitoren e dytë radhazi, pasi mposhti Chicago Bulls me rezultat 135-105.

Reklamë

Jalen Brunson udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores me 33 pikë, derisa OG Anunoby shtoi 18 të tjera.

Nga ana tjetër, Tre Jones dhe Jaylin Sellers u dalluan me nga 14 pikë secili, por që nuk mjaftuan për fitore.

Knicks renditen në pozitën e tetë në Konferencën e Lindjes, derisa Bulls gjenden në vendin e 14-të, ku deri më tani kanë regjistruar vetëm një fitore dhe shtatë humbje.

Los Angeles Lakers ka vazhduar të shkëlqejë, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi, pas triumfit ndaj Sacramento Kings me shifrat 116-103.

Si gjithmonë, ylli i skuadrës së Lakers, Luka Doncic, edhe kësaj radhe ishte i pandalshëm, me 40 pikë, nëntë kërcime dhe shtatë asistime.

Te skuadra humbëse, më efikasi ishte Darius Acuff Jr. me 22 pikë dhe 12 asistime.

Lakers renditen në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit, derisa Kings gjenden në vendin e 14-të.

Dy liderët e Konferencës së Lindjes kanë dhuruar spektakël, me Philadelphia 76ers që mposhti Detroit Pistons me rezultat 112-106.

Më meritorët për këtë fitore ishin Jaylen Brown me 30 pikë dhe shtatë kërcime, si dhe Joel Embiid me 26 pikë dhe 15 kërcime.

Nga ana tjetër, Duncan Robinson shënoi 27 pikë, ndërsa Cade Cunningham regjistroi 26 pikë dhe 11 asistime, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

Reklamë