Kalo te përmbajtja
Të fundit

Liga e Kampionëve, Como shënon nëntë gola dhe barazon rekordin e Liverpoolit e Real Madridit

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Liga e Kampionëve, Como shënon nëntë gola dhe barazon rekordin e Liverpoolit e Real Madridit

Como ka shkruar një nga faqet më të veçanta në historinë e Ligës së Kampionëve, duke realizuar një fitore spektakolare me rezultat 9-1 ndaj Lensit në ndeshjen e zhvilluar në udhëtim.

Skuadra italiane, e drejtuar nga Cesc Fabregas, dhuroi një paraqitje të jashtëzakonshme, duke dominuar plotësisht kundërshtarin dhe duke hyrë në histori si ekipi i parë mysafir që arrin të shënojë nëntë gola në një takim të kësaj gare.

Reklamë

Me këtë triumf historik, Como barazoi rekordin për fitoren më të thellë në historinë e Ligës së Kampionëve, duke u bërë pjesë e një liste ku gjenden edhe dy gjigantët e futbollit evropian, Liverpooli dhe Real Madridi.

Liverpooli kishte regjistruar një fitore 8-0 ndaj Besiktasit në vitin 2007, ndërsa Real Madridi kishte triumfuar me të njëjtin rezultat kundër Malmos në vitin 2015. Të dyja këto rezultate tashmë janë barazuar nga skuadra italiane, e cila shkoi edhe një hap më tej në aspektin e golave të realizuar.

Një tjetër arritje e veçantë e Comos është fakti se bëhet skuadra e parë që shënon nëntë gola në një ndeshje të Ligës së Kampionëve si mysafire. Deri më tani, këtë shifër e kishte arritur vetëm Bayern Munichu, në fitoren 9-2 ndaj Dinamo Zagrebit në vitin 2024, por në një ndeshje të zhvilluar në shtëpi.

Figura kryesore e mbrëmjes ishte Tasos Douvikas, i cili realizoi një het-trik, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Nico Paz, Lucas Da Cunha, Marc-Oliver Kempf, Mattia Liberali, Martin Baturina dhe Matteo Papaccioli.

Ky sukses i jashtëzakonshëm konfirmon momentin fantastik të skuadrës së Fabregasit, e cila po vazhdon të mahnitë skenën evropiane me paraqitjet e saj. Me fitoren 9-1 ndaj Lensit, Como jo vetëm që siguroi një triumf të madh, por edhe vulosi emrin e saj në historinë e futbollit evropian.

Reklamë