Kalo te përmbajtja
Të fundit

Fundi i një epoke, Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë pas 23 vitesh

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Fundi i një epoke, Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë pas 23 vitesh

Cristiano Ronaldo ka njoftuar pensionimin nga Kombëtarja e Portugalisë, duke i dhënë fund një kapitulli historik që zgjati plot 23 vjet.

Ylli portugez e bëri të ditur vendimin përmes një mesazhi emocional në rrjetet sociale, ku konfirmoi se ka ardhur koha që fanellën me numrin shtatë t’ia lërë gjeneratës së ardhshme.

Reklamë

Ronaldo debutoi me Portugalinë në gusht të vitit 2003 dhe gjatë kësaj periudhe u shndërrua në golashënuesin më të mirë në historinë e kombëtares, duke fituar edhe trofe të rëndësishëm dhe duke vendosur rekorde të shumta.

Në mesazhin e lamtumirës, 40-vjeçari kujtoi emocionet, sakrificat dhe momentet e paharrueshme që përjetoi gjatë përfaqësimit të vendit të tij.

Ai theksoi se për 23 vjet kishte nderin dhe përgjegjësinë të mbante fanellën e Portugalisë, duke shtuar se, pavarësisht fitoreve dhe humbjeve, nuk e kishte humbur kurrë krenarinë për të përfaqësuar vendin e tij.

Ronaldo gjithashtu nënvizoi se golat, trofetë dhe rekordet me kalimin e kohës mund të harrohen, por lidhja me tifozët dhe vendi që një futbollist zë në zemrat e njerëzve mbetet përgjithmonë.

Kështu, pas më shumë se dy dekadash, një prej kapitujve më të mëdhenj në historinë e futbollit portugez merr fund, ndërsa Ronaldo lë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme që do të jetë e vështirë të përsëritet.

Reklamë