Avokati Gashi: Astrit Dehari është vrarë

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë para Prokurorisë Speciale se është i bindur që Astrit Dehari është vrarë, raporton Ekonomia Online.
Ai ka akuzuar ish-kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, se kishte tentuar që rastin ta paraqiste si vetëvrasje para përfundimit të hetimeve.
Reklamë
Gashi ka bërë të ditur se në emër të familjes ka paraqitur kallëzim penal lidhur me deklarimet e Hoxhës, por sipas tij, ky kallëzim ka mbetur pa u trajtuar.
Avokati ka ngritur pretendime edhe për mënyrën se si ishte trajtuar opinioni publik në ditët pas vdekjes së Astrit Deharit. Ai ka përmendur publikimin e disa incizimeve nga burgu i Prizrenit, duke pretenduar se ato u publikuar për të manipuluar opinionin dhe se të njëjtat u publikuan para përfundimit të hetimeve nga Prokuroria.
Gashi ka theksuar se prova kryesore në këtë rast është trupi i Astrit Deharit dhe rezultatet e ekspertizës ligjore nga Zvicra.
“Familjarët e Astrit Deharit deklaruan se ata presin një epilog nga kjo prokurori dhe besoj që epilogu i vetëm përfundimtar është që Astrit Dehari, bazuar provave që janë, është vrarë. Astrit Dehari është vrarë fiks para 10 viteve dhe ne e dimë që prokurorë të caktuar atëherë kanë tentuar që para se të përfundojnë hetimet e para ta mbyllin rastin si vetëvrasje. Personi i cili para Prokurorisë së Shtetit ka deklaruar se kinse rasti i Astrit Deharit është vetëvrasje, ka qenë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha. Për Sylë Hoxhën, për deklarimet e tilla, për tentimin e manipulimit me drejtësi, unë në emër të familjes së Astrit Deharit kam paraqitur edhe kallëzim penal, i cili kallëzim penal, duke qenë se është në qefortë të kësaj prokurorie, dhe nuk kemi asnjë epilog deri deri më tani. Pjesa tjetër që ka qenë shumë e dhimbshme, do të thotë ka qenë tentimi i manipulimit të opinionit përmes gazetarëve të caktuara dhe a e dimë që më herët saktësisht janë informata publike që ne i kemi verifikuar që janë të vërteta, se ish-drejtor i klani kosoves të Kosovës, zoti Baton Haxhiu, ka marrë një CD me incizime të pjesës së burgut të Prizrenit, saktësisht korridorit dhe pjesëve të tjera, dhe i ka publikuar për të manipuluar opinionin para se vetë prokurori i rastit t’i ketë”, tha Gashi.
Reklamë








